“Më morën dhe më futën nga garazhi”, rrëfehet doktori që mjekoi Nuredin Dumanin: Një makinë më ndiqte nga pas, edhe në shtëpi ika me frikë….(DËSHMIA)

Mjeku kirurg Julian Malaj ka dhënë dëshminë e tij para Prokurorisë së Posaçme, ku ka treguar detaje lidhur me vizitën mjekësore që i bëri Nuredin Dumanit.
Malaj ka rrëfyer se ngjarja ka ndodhur në vitin 2022, kur ai ushtronte detyrën e kirurgut. Ai është kontaktuar nga një person që e kishte udhëzuar drejt disa rrugicave të panjohura, deri sa janë futur në një garazh dhe më pas në një apartament. Para se të hynte në banesë, i ishte kërkuar që të mos tregonte asgjë nga ajo që do të shihte brenda.
“Ka qenë ora 09:30. Më ka marrë dikush dhe më kërkoi për një vizitë në shtëpi. Më mori dikush, që çalonte e me coi në ca rrugica që nuk po i kuptoja. U futëm në një garazh e pastaj në një apartament. Më thanë që cfarë do shikosh atje nuk do tregosh”, ka rrëfyer ai.
Në dëshminë e tij, mjeku tregon se në apartament ka parë një person me flokë kaçurrela, i cili kishte një plagë me armë zjarri në shpinë. Sipas tij, plumbi kishte hyrë në trup, por nuk kishte dalë. Ai ka theksuar se e ka kuptuar menjëherë që i plagosuri kishte nevojë për operacion dhe se qëndrimi i tij në banesë ka zgjatur vetëm pak minuta.
Malaj ka shtuar se pas vizitës është kthyer në spital dhe ka vënë re një automjet që e ndiqte nga pas, gjë që i ka shkaktuar frikë edhe gjatë rrugës për në shtëpi. Ai ka theksuar se nuk ka komunikuar me personin e plagosur dhe se nuk ka pasur dijeni mbi rrethanat e plagës që kishte marrë ai.
Dëshmia e mjekut:
Kur shkova në spital pashë një mjet që më vinte nga pas. Edhe në shtëpi shkova me frikë. Nuk fola me personin që ishte i plagosur”. Në 2022 kam qenë kirurg.
Ka qenë ora 09:30. Më ka marrë dikush dhe më kërkoi për një vizitë në shtëpi. Më mori dikush, që çalonte e me coi në ca rrugica që nuk po i kuptoja.
U futëm në një garazh e pastaj në një apartament. Më thanë që cfarë do shikosh atje nuk do tregosh.
Kur shkuam në apartament, ishte një person me fasho në kurriz. Ishte një kaçurrels. Unë thashë, që ky është për operacion. Ai kishte një plagë me armë zjarri, plumb që ishte futur, por nuk kishte dalë.
Apartamenti ishte kati o pestë me ashensor, por nuk di ta them se ku ishte.
Atje ishte edhe një vajzë, si edhe Bërdalla, një person që kishte një laborator.
As një minutë nuk zgjati qëndrimi im aty. Kur shkova në spital pashë një mjet që më vinte nga pas. Edhe në shtëpi shkova me frikë. Nuk fola me personin që ishte i plagosur.
Operacioni i 29 marsit 2022:
Mbrëmjen e 29 marsit të vitit 2022, rreth orës 22:25, forca të shuma policie arritën të finalizonin me sukses operacionin e koduar “Arratia”. Rreth orës 22:25 të asaj mbrëmje, ata arritën që të mësynin në lagjen “Apollonia” të qytetit të Fierit dhe të arrestonin Nuredin Dumanin, njeriun i cili do të kthehej më pas në “çelësin” e Prokurorisë së Posaçme.
Në momentin që policia i “theu” derën e apartamentit ku dhe ai po qëndronte, Dumani ndodhej i shtrirë në dhomën e gjumit, ndërkohë që në shtyllën kurrizore kishte një fasho. Sipas burimeve, ai kishte marrë një plumb në shtyllën kurrizore dhe një plagë të shkaktuar me armë zjarri.
Menjëherë pas arrestimit, Dumani iu dërgua me ambulancë në Spitalin e Fierit dhe më pas u transportua me masa të forta sigurie në Tiranë për mjekim të specializuar.
Sipas komunikatës zyrtare të policisë, me Dumanin u arrestua edhe një person tjetër, 40-vjeçar, banues në të njëjtën lagje, i cili u kap i armatosur, me pistoletë në brez dhe një tjetër në automjetin që e shoqëronte.
Në banesën ku u fshihej Dumani u gjetën edhe prova të rënda: një armë kallashnikov, jelek antiplumb, dylbi e snajper.