Kërcet thika në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ky është RADIOLOGU që qëlloi kolegun për një pacient

Paraditen e sotme, ka shpërthyer një konflikt mes dy punonjësve në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20, në ambientet e spitalit, dhe është shkaktuar nga një mosmarrëveshje për pacientët.

Gjatë konfliktit, radiologu Dashamir Çajka, 32 vjeç, ka goditur me gërshër kolegun e tij, me detyrë infermier, Mikel Osmani, 37 vjeç.

Si pasojë e goditjes, Mikel Osmani ka pësuar plagë dhe po merr ndihmë mjekësore. Ndërsa Dashamir Çajka është shpallur në kërkim nga policia.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT