Kë thumbon Behgjet Pacolli?! Miliarderi shqiptar nis ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Benghazit: Kush devijon nga puna, gëzon euforinë e përkohshme

Kompania “Mabetex” e miliarderit shqiptar Behgjet Pacollit ka nisur ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Benghazit në Libi, duke vulosur në mënyrë të pakontestueshme suksesin në realizimin e veprave me standard të lartë.

Pacolli ka ndarë pamje nga kantieri i madh i aeroportit në Benghazi, i cili është qyteti i dytë më i populluar në Libi, me një popullsi të vlerësuar prej 859,000 banorësh në vitin 2023, ndërsa në krah shihet dhe vëllai i tij Afrimi, përcjell newsbomb.al.

“Inspektimi i punimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Benghazit dëshmon qartë se përkushtimi, forca, korrektësia dhe profesionalizmi i Mabetexit vulosin në mënyrë të pakontestueshme suksesin në realizimin e veprave me standard të lartë.

Çdo përpjekje tjetër që devijon nga puna, sinqeriteti dhe djersa, mbetet vetëm një eufori e përkohshme që shpejt shfaq pasoja”, shkruan Behgjet Pacolli, teksa ndan fotografitë krah të vëllait, Afrim Pacolli nga kantieri i ri në Benghazi.

Ky reagim i miliarderit shqiptar, emrin e kompanisë së të cilit e mbajnë disa projekte globale, vjen pas ngjarjeve të fundit në Aeroportin e Vlorës ku pati një përplasje mes Behgjet Pacollit dhe administratorit Valon Lluka, përcjell newsbomb.al.

Të dy, kanë qenë prej vitesh miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë, por interesat siç duket, së fundmi i ndanë.

Edhe pjesa e dytë e shënimit të Pacollit, duket se është një thumb për ish-aleatin e tij Valon Lluka, i cili me gjasë ka devijuar gjatë rrugës dhe miliarderi u detyrua ta shkarkonte me një vendim rrufe, ndërsa bllokoi edhe shitjen apo tjetërsimin në çdo formë të aksioneve për Aeroportin e Vlorës.

© Newsbomb.al

Back to top button
LAJMET E FUNDIT