Arvizu: Hapët një epokë të re me zgjedhjet e 23 qershorit

Aarvimbasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka falenderuar qytetarët shqiptarë për pjesëmarrjen masive në zgjedhje. Nëpërmjet një mesazhi të publikuar në faqen e ambasadës amerikane në Facebook, Arvizu shprehet se shqiptarët hapën një epokë të re në politikë.

“Stafi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe unë personalisht do donim që të shprehnim admirimin dhe respektin tonë ndaj qytetarëve të Shqipërisë, për pjesëmarrjen e tyre aktive në zgjedhjet parlamentare. Ju ecët drejt një epoke të re në historinë moderne të politikës shqiptare dhe bëtë që zërat tuaj të dëgjoheshin kumbueshëm.

Përveç votuesve, doja që të vlerësoja kontributin e rëndësishëm që dhanë ata burra dhe gra që përbënin Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Skuadrat e Numërimit të Votave. Ambasada Amerikane u angazhua masivisht për të vëzhguar këto zgjedhje (ne kishim 68 vëzhgues, përfshirë dhe kolegët tanë nga Prishtina, Shkupi dhe Podgorica, si dhe personel shtesë Amerikan, të cilët ishin pjesë e skuadrave të OSBE/ODIHR) dhe na la shumë përshtypje përkushtimi që pamë të pasqyruar në netët e gjata dhe ditët e lodhshme të punës që u krye nga këta Shqiptarë. Falenderime personale dhe urime të përzemërta për të gjithë ju”, thuhet në mesazhin e Arvizu.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT