Lëvizja Çame: Vlerësojmë rezolutën e PS-së për çështjen tonë

Lëvizja Çame ka reaguar për projekt-rezolutën e paraqitur nga ana e kryesocialistit Edi Rama, për zgjidhjen e çështjes came. Kjo Lëvizje thotë se i përshëndet përpjekjet e PS-së për të gjetur një zgjidhje për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

“Prej kohësh ka lindur nevoja për një vizion të ri të të parit dhe të trajtuarit të kësaj Çështjeje nga ana e të gjithë faktorëve politik të rëndësishëm në vend.

Mbështesin fuqishëm idenë për përdorimin e instrumentave europian të trajtimit dhe kërkimit të së drejtës për Çështjen Çame. Instrumenta që me aq bujë janë bërë publikë nga aktorë të ndryshëm politikë, por rezultuan vec flluska sapuni për përdorim të ngushtë partiak. Lëvizja Çame vlerëson se ka ardhur koha që Politika Shqiptare duhet të krijoj së pari një Konsensus të gjerë për mënyrën e trajtimit të kësaj Çështjeje përtej përfitimeve politike, duke u fokusuar gjithmonë në Çështjen Kombëtare Shqiptare dhe vënien në vend të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të mohuara këtij komuniteti.Lëvizja Çame shprehet e gatshme të organizojë takime të komunitetit Çam me Partinë Socialiste për të diskutuar mënyrën për aprovimin e Rezolutës për Çështjen Çame dhe gjithashtu të diskutojnë për ndihmën që ky komunitet mund të jap për zbatimin e programit të PS për Çështjen Çame”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes Çame, e cila ka pasur përplasje dhe akuza ndaj PDIU-së dhe Shpëtim Idrizit, se kanë bërë politikë me këtë çështje./b.l

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT