“Më shani sa të doni!”/ Rama: Nuk e mbyllim aktivitetin prodhues, ju shpjegoj përse do të ishte vetëvrasje

Kryeministri Edi Rama ka shpjegua se përse qeveria nuk do të mbyllë aktivitetin prodhues në vend, pavarësisht situatës së vështirë nga koronavirusi.
“Të bombarduar me gjithë çfarë lajmesh, ju keni të drejtë të ankoheni, të mendoni se e dini më mirë, të acaroni dhe më shani, por askush nuk ka të drejtë të vendosë në diskutim dobinë jetike dhe të shkelë ligjin special që më ka rënë mua barra ti komunikoj. Askush nuk e di sa mund të zgjasë kjo luftë.
Të mbyllësh aktivitetin prodhues sot është njësoj sikur t’i heqësh Shqipërisë, aparaturën e frymëmarrjes pas dy muajsh që po e mban në jetë. Kjo do të ishte vetëvrasje drejtuar një populli të tërë dhe nuk ka për të ndodhur.
Virusi po sprovon Shqipërinë.
Kush nuk e kupton, le të më shajë. Nuk ka problem. Mjafton mos të shkelë rregullat. Vendimi i mosmbylljes së aktivitete prodhuese, nuk dot ë thotë rrezik i atyre që shk
As Italia nuk i ka mbyllur fabrikat, as Izraeli që ka futur në karantinë 100 mijë vetë si ka mbyllur, as Franca, që kalon shtetrrethim total nesër.
Ne jemi i pari vend që mbyllim raportin publik qytetas ndërqytetës”, tha ai në një komunikim drejtuar publikut.