Sistemi anti-dron “blindon” burgjet në Shqipëri, për herë të parë do të bllokojë…

Autoritetet penitenciare pritet të instalojnë sisteme anti‑dron në pesë paraburgime dhe burgje të sigurisë së lartë, për të bllokuar futjen e sendeve të ndaluara në qeli përmes mjeteve fluturuese pa pilot. Masa synon parandalimin e kontrabandës, survejimit të paautorizuar dhe tentativave për arratisje, duke rritur ndjeshëm nivelin e sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Sistemi do të vendoset në paraburgimin 313 në Tiranë, ku mbahen persona me rrezikshmëri të lartë nga bota e krimit, si edhe 13 të penduar të drejtësisë, rrëfimet e të cilëve kanë ndihmuar çmontimin e grupeve kriminale.

Në listë përfshihen gjithashtu institucionet e sigurisë së lartë në Drenovë, Fier, Peqin dhe Reç (Shkodër), ku ndodhen të paraburgosur dhe të dënuar të kategorizuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas burimeve institucionale, vendosja e teknologjive anti‑dron pritet të shërbejë si shtresë shtesë mbrojtjeje mbi perimetrin fizik dhe kontrollet e brendshme, duke adresuar një taktikë gjithnjë e më të përdorur për trafikimin e objekteve të ndaluara drejt ambienteve të izolimit. Në fazat në vijim pritet përcaktimi i parametrave teknikë, protokolleve të reagimit dhe trajnimit të stafit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT