Doli nga BE-ja, por Britania e Madhe ka një mesazh për Shqipërinë

Britania e Madhe do të vazhdojë që të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për t’u bërë pjesë e BE-së. Edhe pse mbretëria doli nga unioni në janar, sërish qëndron afër vendit tonë, në këtë rrugëtim.

Ambasada Britanike komentoi vendimin Këshillit të Ministrave për çeljen e negociatave.

“Hapja e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut tregon përparimin konkret që të dyja vendet kanë bërë në agjendën e integrimit në Bashkimin Evropian. Ky është një hap i madh përpara që do të çojë drejt përfitimeve të mëdha për qytetarët e tyre.

Mbretëria e Bashkuar do të mbetet një partner i palëkundur për të mbështetur Shqipërinë në të gjitha përpjekjet e saj për të zbatuar reformat e nevojshme përpara pranimit në BE. Urime për punën tuaj të suksesshme!”, ishte reagimi i ambasadës britanike në Facebook.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT