Salianji nxjerr videon: Rama të japë llogari për 3.4 miliard euro që ka ndarë me oligarkët

Ish-deputeti i PD, Ervin Salinji i kërkuar kryeministrit Edi Rama të japë të japë llogari për 3.4 miliard euro koncesioneve e PPP që ka ndarë me oligarkët, si edhe miliardat e eurove që ka shpërdoruar sipas KLSH këto 7 vite.
Përmes një videoje të publikuar në facebook, Salinji thotë se Rama po tregohet arrogant me qytetarët.
“Qeveria duhet të merrte përgjegjësitë dhe t’iu jepte llogari qytetarëve se sa keq i ka shpërdoruar paratë e tyre këto 7 vjet dhe sot të merrte masa për të ndihmuar familjarë dhe sipërmarrje të cilët përveç pamundësisë për të mbyllur muajin kanê dhe ankthin e mbijeteses në të ardhmen! Në vënd të llogaridhënies Edi Rama i kërkon llogari qytetarëve që ankohen, se ku i gjejnë paratë për t’i shkruar në internet. Ky është kulmi i papërgjegjshmërisë dhe arrogancës!
Edi Rama duhet të japë llogari për 3.4 miliard euro koncesioneve e PPP që ka ndarë me oligarkët dhe miliardat e eurove që ka shpërdoruar sipas KLSH këto 7 vite, pastaj të pyesë qytetarët për 10 eurot e ofertës së internetit.”- shkruan Salianji bashkëngjitur videos.