Hidhet shorti. Kush është gjyqtarja e Kushtetueses që ka në “dorë fatin” e Erion Veliajt

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij nga detyra.

Sonila Bejtja, do të jetë gjyqtarja relatore për shqyrtimin e ankimimit të kryebashkiakut të shkarkuar të Tiranës, Erion Veliaj, në Gjykatën Kushtetuese.

Vlen te theksojme që Sonila Bejtja është bashkëshortja e gazetarit të njohur Andi Bejtes, i cili mban poste drejtuese tek “SYRI televizion”.

Në këtë ankim, Erion Veliaj ka kundërshtuar në Kushtetuese vendimin për shkarkim të marrë nga Këshilli i Ministrave dhe propozimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Veliaj e ka cilësuar vendimin e shkarkimit si të paligjshëm dhe anti-kushtetues.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT