Një i punësuar shqiptar në Itali fiton sa 4,7 shqiptarë në atdhe
ITALI – Mesatarisht një i huaj në Itali fiton 973 euro në muaj, 316 euro më pak se një italian (ose -24,55). Shifra që përkeqëohen krahasuar me një vit më parë kur mesatarisht fitonin 987 euro në muaj, 294 më pak se kolegët e tyre italianë. Këto janë përfundimet e studimit të fundit të fondacionit Moressa në bazë të të dhënave ISTAT të tremujorit të fundit të vitit 2011.
Në përgjithësi, në studimin e Moressas vihen në dukje edhe dallimet në rrogë mes grave e burrave emigrantë në Itali. Kështu nëse një imigrant fiton mesatarisht 1,122 euro, një emigrante merr 790 euro në muaj.
Dallime vërehen edhe në sektorë të ndryshëm të ekonomisë apo duke lëvizur nga një zonë në tjetrën.
Fitojnë më shumë se të huajt e tjerë ata që punojnë në transport (mesatarisht 1.257 euro) dhe pas tyre renditen, me mbi 1.000 euro në muaj, ata që punojnë në fabrika (1.170), në ndërtim (1.159), shëndetësi (1.159) dhe tregti (1.074).
Gjithashtu të huajt që punojnë në veri të Italisë fitojnë më shumë se ata që punojnë në Italinë e mesme dhe të jugut. Kanë rrogën më të majme të huajt në Friuli Venecia Giulia (1.113 euro në muaj), Trentino Alto Adige (1.093) dhe Lombardi (1.073) dhe fitojnë shumë pak ata që punojnë në Kalabri (674 euro në muaj), Molise (731) apo Sicili (743).
Gratë e huaja janë ato që fitojnë më pak, mesatarisht 797 euro në muaj, ndërsa meshkujt fitojnë mesatarisht 1.135. Këto janë përfundimet e studimit të fundit të fondacionit Moressa në bazë të të dhënave ISTAT të tremujorit të fundit të vitit 2010.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.