Marrëveshja VV-LDK, reagon Rama: Pres me padurim të shtrojmë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas firmosjes së marrëveshjes midis Vetëvendosje dhe LDK-së për formimin e qeverisë së re të Kosovës.
Në një shënim në “Twitter”, Rama thotë se uron të ketë bashkëpunim të dobishëm, duke nënvizuar se pret të shtrojë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë.
“Suksese VV-LDK në formimin e qeverisë së re dhe në qeverisjen e Kosovës!
Uroj të kemi një bashkëpunim sa më të dobishëm për shqiptarët këtej e andej kufirit dhe pres me padurim të shtrojmë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve e të sipërmarrjeve në kufirin tonë”, shkruan Rama.