“I kemi dhënë shenjat”/ Altin Dumani ua thotë “në sy” deputetëve: Nuk na interesojnë emrat dhe profilet politike…

Kreu i SPAK, Altin Dumani iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të pranishëm në Komisionin e Ligjeve, ku është duke raportuar.

Ai u pyet për çështje të ndryshme dhe një prej tyre ishin kërcënimet apo presionet nga politika dhe emrat konkret të tyre. Dumani u shpreh se SPAK ka dhënë shenja se nuk i interesojnë emrat apo profili politik i personave, duke kryer hetime i pandikuar.

“Këto vite kemi dhënë shenja që nuk na interesojnë emrat. Për prokurorët e SPAK e rëndësishme është prova dhe ligjshmëria e veprimeve që ne kryejmë. Sa për emrat këto i thashë se kemi dhënë shenja dhe nuk ka interesojnë aspak emrat. Dhe prokurorët e SPAK janë të përgatitur për të hetuar çdo figurë, çdo subjekt, pavarësisht profilit politik, fuqisë financiare që mund të ketë apo interesave të tjera që fshihen pas. Këtë e kemi treguar pak e nga pak, thashë këto janë shenja për të arritur dhe për të qenë të suksesshëm”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, kreu i SPAK ngriti edhe shqetësimin e mbingarkesës së dosjeve dhe volumi i punës, ku duhet që 20 prokurorë të përballojnë të gjithë punën. Ai tha se SPAK nuk është as Policia dhe as Doganat, që kanë organikë të zgjeruar me burime njerëzore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT