Federica Moghnerini në kërkim të pasaportës shqiptare? Rama këshillon të rinjtë: Duhet të keni një mik nga Shqipëria, britanikët për ne flasin gjepura

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ish-nënkryetarja e Komisionit Evropian, Federica Moghnerini, u ndal pasditen e sotme në Kolegjin e Europës në Bruzh, ku foli për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Pa lënë anash batutat, Rama u dha dhe një këshillë të rinjve duke u thënë që në këtë jetë është mirë që të kenë një mik shqiptar, pasi ata janë të gatshëm për t’iu gjendur kurdoherë dhe kudoherë, sa herë që të kenë vështirësi.

Madje për këtë arsye, Mogherini sipas kryeministrit kërkon të ketë edhe pasaportë shqiptare.

“Ju jap një këshillë, sigurohuni të keni një mik shqiptar, mund të mos keni nevojë për të, por një ditë, nëse ju duhet dikush, shqiptari është i pari që do ju vijë. Federica e di këtë gjë, prandaj do pasaportë shqiptare”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare u ndal edhe te akuzat nga Britania e Madhe sa i përket shqiptarëve “hajdutë” që ndodhen aty.

 “Këta njerëz, më së fundi po përhapin fjalën që vendi ynë nuk është një vend i zymtë, pa diell, e kriminal, ku shansi më i mirë është të të vjedhin dhe më i keqi është të të përdhunojnë. Shqipëria nuk është asgjë nga këto. Ata që vijnë nga mbarë Europa e kuptojnë realisht që Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të vjedhjeve të shtëpive në Europë. Mbretëria e Bashkuar është i pari.

Ata thonë po, se shqiptarët kanë shkuar atje. Kështu bëhesh kur lë Bashkimin Europian. Flet shumë gjepura”, u shpreh Rama duke i ftuar kështu të rinjtë të cilët ende nuk e kanë vizituar Shqipërinë, të vijnë pasi do të mrekullohen ashtu si dhe mijëra turistë ndër vite të cilët e kanë kthyer vendin tonë si një ndër destinacionet e tyre për pushime.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT