Janullatos: Nuk trembem nga kërcënimet dhe sulmet ndaj meje. Do vazhdoj të qendroj në Shqipëri
Kryepeshkopi Anastas, gjatë një interviste të dhënë për “Ethniko Kirika”, gazetë e diasporës greke në SHBA, ka thënë se nuk trembet nga kërcënimet dhe sulmet ndaj tij, nga ajo që ai e cilësoi një organizatë ekstremiste, Aleanca Kuq e Zi.
“Nuk më çudisin sulmet, që vijnë nga një grup i vogël, një formacion i ri politik me program nacionalist, që çdo gjë sheh nga perspektiva e tij dhe që nuk pasqyrojnë opinionin e përgjithshëm në Shqipëri”, shprehet Anastas.
Ai shprehet se sulmet ndaj tij filluan sapo Kisha Ortodokse kundërshtoi rezultatet e Censusit.
“Censusi ishte një surprizë për të gjithë dhe jo vetëm për ortodoksët. Ne analizuam këto të dhëna dhe provuam se ky regjistrim nuk jep informacion të saktë në lidhje me fenë në Shqipëri. Pasi lëshuam këtë deklaratë, morrëm kërcënimet nga Aleanca Kuqezi. Natyrisht disa njerëzve nuk iu pëlqen zëri i së vërtetës, sepse ata dëshirojnë të krijojnë konfuzion të tillë“, shprehet Janullatos, ndërsa thekson se “ka edhe të tjerë pas Aleancës Kuqezi që kujdesen për këtë situatë”.
“Shpesh njerëzit bëjnë “të fortin”, kur nuk mund të bëjnë diçka kuptimplotë”, u shpreh kryepeshkopi Anastas, duke thënë se nuk ka frikë dhe nuk ka ndërmend që të largohet nga Shqipëria.
Ai tha se shumë njerëz nuk janë të kënaqur me faktin e rritjes së numrit të besimtarëve ortodoksë gjatë këtyre 20 viteve dhe për këtë arsye e tkurën numrin e tyre me Censusin. Por, sipas tij, kjo gjë nuk mund të fshihet.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.