Energjetika: TEC në Ersekë dhe kredi 20 milionë euro për OSHEE

Qeveria ka miratuar ndërtimin e një centrali fotovoltaik me kapacitet 30 MW në Ersekë. Investimi pritet të përfundojë brenda 36 muajve dhe do të ketë një afat operimi 49-vjeçar. Shoqëria do të raportojë çdo tre muaj mbi ecurinë e punimeve, duhet të respektojë kushtet mjedisore dhe të dorëzojë sigurimin e kontratës në masën 5% të investimit.
Këshilli i Ministrave miratoi gjithashtu marrëveshjen e garancisë ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bankës së Tiranës për një kredi prej 20 milionë eurosh. Kjo kredi është e lidhur me Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU), OSHEE Group, Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) dhe Furnizuesin e Tregut të Lirë (FTL), për të mbështetur funksionimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë.