Hasmëria mes kushërinjëve për 2 hektarë tokë desh i mori jetën hallës së shënjestrës, Laert Hasalla e Mariglen Matjani dënohen me 50 vite burg

Janë dënuar me 50 vite burg autori dhe porositësi i atentati të ndodhur në 2023, Leonard Hasalla e Mariglen Matjani, të cilët plagosën hallëns e shënjestrës së tyre, Bajame Sejena.

Burimet bëjnë me dije se gjykata ka caktuar nga 25 vite burg për secilin prej dy bashkëpunëtorëve të atentatit.

34-vjeçari Laert Hasalla porositi vrasjen e kushëririt të tij, Marius Hasallës në vitin 2023 për gjakmarrje.

Hetimet e bëra zbuluan se Laert Hasalla pagoi 31-vjeçarin Mariglen Matjani, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e Marius Hasallës.

Mirëpo nga të shtënat me armë mbeti e plagosur Bajame Sejena, halla e Marius Hasallës, e cila në momentin e ngjarjes po udhëtonte me nipin e saj, që ishte shënjestra e këtij atentati.

Konflikti mes familjeve Hasalla

E gjitha rrjedh nga një konflikt toke prej 2 hektarësh që u bë mollë sherri mes dy familjeve Hasalla.

Përplasjet mes tyre kulmuan në 2021, kur Kastriot Hasalla qëlloi me armë zjarri ndaj kushërinjve të tyre, duke i marrë jetën 30-vjeçarit, Romeo Hasalla e la të plagosur Shaip Hasallën së bashku me dy djemtë e tij, Emiljano dhe Laert Hasallën.

Në lidhje me këtë ngjarje u vu në pranga Afrim Hasalla i cili më vonë u la i lirë, pasi Kastriot Hasalla u vetëdorëzua në polici duke pranuar krimin për të cilin u dënua me 35 vite burg.

Leonard Hasalla këkronte vrasjen e Marius Hasallës, pasi i ati i Mariusit, ka vrarë Romeo Hasallën, vëllanë e Laert Hasallës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT