Ngjela mendon se Meta po kalon një pështjellim mendor, kërkon ndëshkim

Avokati Spartak Ngjela shpjegon se tubimi që presidenti Ilir Meta planifikon që të bëjë më 2 mars, është krim kundër rendit kushtetues. Ai ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin se kreu i shtetit po kryen shkelje dhe duhet që të arrestohet.

Ngjela mendon se Meta do të marrë paralajmërimin juridik nga NATO dhe nga Uashingtoni për aktin e bllokimit mafioz të shtetit shqiptar.

“Çekuilibrimi mendor i një presidenti që dekreton në rrugë një akt agresiv kundër shtetit që drejton, arrestohet në çast.

Kjo që po ndodh në Shqipëri është një rast vulgar. Por, gjithsesi, kërkon ndëshkim të menjëhershëm, jo se ky president krijon rrezik për cënimin e rendit juridik, por sepse zhvlerëson karakterin serioz dhe të paprekshëm të shtetit dhe të rendit juridik në një vend që është anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Meta aktualisht është në procedurë shkarkimi. Ky proces, e ka sjellë atë në një pështjellim mendor frike. Kjo është arsyeja që Meta kërkon të kalojë, nga Presidenti i Shtetit të Shqipërisë, në presidentin e anarkisë shqiptare.

Në fakt, ky është çekuilibrim mendor; por, i një presidenti, që, nën këtë trysni, vjen dhe kryen një krim kundër rendit juridik. Për këtë, ai izolohet…

Prandaj, a do ta ndërmarrë SPAK-u këtë akt, si kompetent që është, për procedimin penal kundër Presidentit të Republikës?”, shkroi ai në Facebook.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT