“Drejtësinë e ka kapur Rama”, analisti propozon: Berisha, Veliaj dhe Meta të bëhen bashkë kundër SPAK-ut

Analisti Ervis Iljazaj ka hedhur dritë për marrëdhëniet mes Ramës dhe Veliajt, tashmë i shkarkuar si kryebashkiak i Tiranës.

I ftuar në “Euroneës Albania”, Iljazaj ka deklaruar se ka një konflikt në heshte mes Ramës dhe Veliajt por, që sipas tij, të dy palëve u intereson mos shpërthejë “lufta”.

Madje analisti ka një thirrje për Berishën, Metën dhe Veliajn që të bashkohen pasi i bën bashkë “misioni kundër SPAK-ut”.

“Ka një konflikt të fshehur mes Ramës dhe Veliajt, por të dy palëve nuk u intereson të shpërthejë lufta. Veliaj sulmon një prokuror të SPAK-ut por në realitet dosja e veliajt është marrë nga i gjith3ë sistemi i drejtësisë që ka një mendim të unifikuar.

Veliaj nuk e thotë kush e ka kapur këtë sistemin e drejtësisë dhe kush e përdor sistemin. Nuk e thotë kush e përdor sepse nuk bëhet fjalë për një prokuror. Ndërkohë në këtë vendimarrje kanë marrë pjesë gjithë sistemi i drejtësisë. Kush e përdor sistemin e drejtësisë kundër tij? Pse nuk e thotë? SPAK-un Veliaj thoshte dikur që është një reformë e mirë në shërbim të qytetarëve. Unë kam thirrje a ka kurajo të thotë nëse është kapur drejtësia nga Rama.

Prandaj them që ka një konflikt mes Ramës dhe Veliajt që nuk shpërthen, por Veliaj bën luftë me filxhan çaji. Betejën e tij politike nuk e con deri në fund. A mund ta thotë veliaj që ia ka bërë Partia Socialiste. Shkarkimi i Veliajt është politike, pasi ndodhi kur iu ftohën ndjenjat Ramës për ta shkarkuar. Mbështetësit e Veliajt, Berisha dhe Meta kanë një kundërshtar të përbashkët. Të gjithë janë bashkë kundër SPAK nuk e kuptoj përse nuk mblidhen bashkë. Të tre palët pse nuk e shpallin aleancën e tyre në publik”, tha Iljazaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT