Po kalonte rrugën për në shkollë, 7-vjeçari përplaset për vdekje në Elbasan

Një aksident tragjik raportohet mëngjesin e sotëm, 25 maj, në fshatin Mengël të Elbasanit. Siç raportohet, ka ndërruar jetë një 7-vjeçar.
Gazetari i Klan News, Fatos Salliu, bën me dije se i mituri ka qenë duke kaluar rrugën për të ikur në shkollë, kur është përplasur nga një automjet.
“Është shkëputur nga nëna e tij…”, një detaj rrëqethës ky para momentit fatal për vogëlushin.
Priten më shumë detaje në vijim.