Ministri Cakaj deklaron nga Prishtina se kufiri Shqipëri-Kosovë duhet që të hiqet

Ministri në detyrë i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, mendon se kufiri me Kosovën duhet të hiqet menjëherë, në mënyrë që dy vendet të gëzojnë liri të pakufizuar qarkullimi. Kjo do të krijojë edhe mundësi për ndërveprim ekonomik.

Deklarata e tij u bë në Prishtinë, ku po qëndron në një vizitë zyrtare, gjatë së cilës po zhvillon takime me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës.

“Ne jemi të gatshëm të fillojmë punën menjëherë me të gjitha grupet punuese për zhbërjen e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe po ashtu për krijimin e një hapësire të lirë të qarkullimit të kapitaleve e burimeve njerëzore meqenëse në shumë aspekte mund ta plotësojmë njëra tjetrën dhe në këtë kuptim duhet të jetë më shumë çështje e bisedave dhe koordinimeve të hapave Teknik se sa vendosjes së pikëpyetjes politike”, tha ai.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se duhet një dinamikë e re e bashkërendimit ndërmjet Prishtinës e Tiranës .

“Edhe tash kur po fillojmë një fazë të re, mund të themi të konsolidimit, zhvillimit ekonomik, perspektivës euro-atlantike ndërsa është mirë që kemi si fokus që edhe Kosova e Shqipëria jo vetëm të jenë pjesë e NATO-s port ë ardhmen e afërt edhe të Bashkimit Evropian por edhe me fokus integrimet kombëtare, që të kemi një hapësirë ku jetojmë ne shqiptarët, një hapësirë pa kufij të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave në përputhshmëri me standardet euro-atlantike”, tha presidenti Thaçi.

Kosova dhe Shqipëria synojnë të mbajnë një mbledhje të përbashkët të qeverive në fund të muajit mars në Shkodër, për të rritur bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT