Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët bektashi për ditën e Sulltan Novruzit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj ka shkruar se kjo ditë është e shenjtë, simbol i pranverës dhe ringjalljes.

Po ashtu Begaj ka shkruar se Sulltan Novruzi na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit.

Urimi i Begajt:

Gëzuar Sulltan Novruzin!

Kjo ditë e shenjtë, simbol i pranverës dhe ringjalljes, na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit.

Le të na shërbejë si thirrje për më shumë harmoni e mirëkuptim mes nesh, duke forcuar bashkëjetesën dhe tolerancën që na karakterizon si shoqëri!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT