Zëvendësministri i Jashtëm grek: Hetimet për Kaçifas, test për negociatat
Zëvendësministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrougalos, ka thënë se hetimet për vrasjen e Kostandinos Kaçifas, do të jenë një test edhe për negociatat që po zhvillojnë të dy vendet për zgjidhjen e problemeve ndërmjet tyre.I intervistuar nga televizioni Antena, Katrougalos ka përsëritur qëndrimin për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje dhe ka shtuar se Athina është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet diplomatike shqiptare.“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet diplomatike të vendit fqinj dhe prioritetet tona janë ato që thamë që në fillim: të hidhet dritë e plotë mbi çështjen. Të mbrohen të drejtat e vëllezërve tanë grekë që jetojnë atje. Për fat të keq, në vend që të na mbetet imazhi i gëzuar i dy vendeve që pajtohen dhe nderojnë të vdekurit, kishim këtë shije të hidhur nga vdekja e homogjenit tonë. Deri tani, kishim evoluar në progresin e negociatave diplomatike mes dy vendeve. Me të vërtetë është një test sesi do të avancojë kjo çështje me drejtësinë shqiptare. Unë nuk dua të paragjykoj, dua të shpresoj që do të kemi zhvillimin që të gjithë presim dhe shpresojmë“, tha Jorgos KatrougalosDy vendet janë në bisedime për çështjet e hapura që ende nuk kanë marrë një zgjidhje, nga kufiri detar, por edhe heqja e ligjit të luftës, ndërsa vrasja e ekstremistit Kaficas të dielën e kaluar tensionoi marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës./ZgjohuShqiptar.info