Mediat belge: Januzaj injoron Belgjikën, zgjedh Shqipërinë
Janë mediat belge dhe britanike që e kanë vë në qendër të vëmendjes talentin kosovar të Manchester Unitedit, Adnan Januzajn.
18 vjeçari kosovar, është duke impresionuar të gjithët me performancën e tij aktuale. Ai gjatë ndeshjeve përgatitore të “Djajve të Kuq” shfaqi formë mjaft të mirë duke marrë lëvdata nga njohës të mëdhenj të futbollit ndërkombëtar.
Por, çështja që i preokupon më shumë mediat belge është se fanellën e cilës kombëtare do ta veshë Januzaj i rritur në Belgjikë.
“Voetbalnieuws.be”, të mërkurën shkruan se Januzaj duket se është nën presionin e babait të tij për të zgjedhur Shqipërinë dhe ka gjasa reale që ai kurrë të mos e veshë fanellën e kombëtares belge.
Sipas këtij portali talenti kosovar deri më tash ka refuzuar çdo ofertë të kombëtares së grup-moshave të Belgjikës.
Ndryshe, trajneri i Kombëtares shqiptar, Gianni De Biasi bashkë me kapitenin Lorik Canën e kanë këshilluar Januzajn që të zgjedh Shqipërinë, e jo ndonjë kombëtare tjetër.
Januzaj tashmë duket se ka fituar besimin e menaxherit të Unitedit, David Moyes. Kosovari sezonin e ri e ka nisur me trofeun e Superkupës duke mundur Wiganin. Pjesë e këtij suksesi ishte edhe Januzaj.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.