Xharra: Islamistët që dolën kundër Ushtrisë së Kosovës, janë nxënës të hoxhallarëve të liruar
Gazetarja dhe ish- këshilltarja e Kadri Veselit, Arbana Xharra përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj thirrjeve skandaloze të një faqe islamike në rrjete sociale e quajtur ‘Thirrja në Islam’.
Kjo faqe, për të cilën ka raportuar më herët Ballkani.info, është me lokacion në qytetin e Shkupit, kurse përmes një shkrimi, ka bërë thirrje që të kundërshtohet dhe mohohet Ushtria e Kosovës.
Për gazetaren Xharra, kjo nuk është hera e parë që kritikon një frymë të tillë radikale islamike, ndërsa në shkrimin e fundit ka kritikuar edhe institucionet e drejtësisë, duke aluduar se personat që qëndrojnë prapa këtyre shkrimeve, janë nxënës të hoxhallarëve që janë liruar nga shteti i Kosovës, duke iu referuar kështu Gjykatave vendore të cilat në mungesë të provave kishin liruar nga aktakuza imamë që ishin të dyshuar për thirrje ekstremiste, duke përfshirë këtu edhe imamin Shefqet Krasniqi.
Xharra ka thënë se ‘këto lajme do të lobojnë kundër Kosovës me kartën e njejtë sikur të Millosheviqit’. /Ballkani.info/
Postimi i plotë:
Keta jane nxenesit e hoxhallareve qe i ka liru shteti i Kosoves. Keta jane “ushtria” e imameve qe kane rekrutu shqiptare ne ISIS e qe shteti i Kosoves i ka liru si te pafajshem. Keta jane islamistat te cilet jane leju te shperlajne trurin e rinise sone. Nese mendoni qe vec me nje mesazh ne Facebook e disa lajme ne portale harrohet kjo thirrje, gabim e keni. Ky lajm tashme ka shku ne dyert e shteteve qe lobojne kunder Kosoves me karten e njejte sikur te Milosheviqit, se Kosova eshte me terrorista islamist. Pra shteti vet i ka leju te rriten keto qelbesira!