Panik në mediat greke: Zyrtarizohet Shqipëria e Madhe, deputetët kosovarë bëjnë propozimin
Panik në mediat greke: Dhe zyrtarisht Shqipëria e Madhe, deputetët kosovarë bëjnë propozimin
Greqi: Mediat greke i janë referuar kërkesës së bërë nga kryetari i parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Sipas tyre, iniciativa e marrë nga një grup deputetësh -12 në numër- të parlamentit të Kosovës, të cilët kërkojnë bashkimin e menjëhershëm të kësaj krahine me shtetin amë, përbën rrezik të madh për stabilitetin gjeopolitik në rajonin e Ballkanit, e aq më tepër për Greqinë.
Gjithashtu mediat greke, e bazojnë burimin e tyre në ato shqiptare duke vazhduar më tej dhe më në detaj ku sipas “ALSAT TV”, gazetës “Tema” iniciativa e 12 deputetëve të parlamentit të Kosovës do të gjejë mbështetjen e më shumë se 39 kolegëve të tyre kosovarë, ndërkohë që këtë mbështetje mediat greke ia dedikojnë gjoja pakicës etnike “Turke” në Kosovë.
Ato vijojnë më tej duke iu referuar ALSAT TV, se grupi i deputetëve kosovarë, pritet që së shpejti t’ia paraqesë kërkesën edhe zyrtarisht presidentit shqiptar, z. Bamir Topi. (albobserver)
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”