Bilanci dramatik i Vettingut: 77 gjyqtarë e prokurorë në sitë, gjysma u shkarkuan
77 magjistratë kaluan në sitën e Vetting-ut nga marsi deri në dhjetor të këtij viti, për të prodhuar një bilanc dramatik për vetë gjyqësorin, por veçanërisht cilësinë e drejtësisë që u ofrohet shqiptarëve.Testit të pasurisë, integritetit e profesionalizmit nuk i kanë mbijetuar dot 45% e magjistratëve të kaluar në sitë gjatë këtyre muajve. Nga 77 gjyqtarë, prokurorë, e asistentë ligjorë, u konfirmuan 45 dhe u shkarkuan 35. Numri i të shkarkuarve pritet të rritet edhe më tej, ndërkohë që disa prej të konfirmuarve rrezikojnë të shkarkohen nga shkalla e dytë e Vetting-ut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit.Siç ndodhi pak javë më parë me Kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.Kolegji i Apelimit rrëzoi vendimin fillestar të konfirmimit të tij në detyrë, ndërkohë që në janar do të vijojë seancat për rishikimin e vendimeve për të paktën dy magjistratë të tjerë: Edmond Islamajn e Gjykatës së Lartë, dhe Alma Bratin e Gjykatës së Tiranës. Ndërkohë që lista e magjistratëve të konfirmuar por të ankimuar nga Komisioneri Publik nën rekomandimin e ONM-së, është mjaft e gjatë.Shkarkimin i Bashkim Dedjas bëri që Gjykata Kushtetuese të mbetet pas asnjë gjyqtar, duke qenë se e vetmja anëtare që i mbijetoi Vetting-ut, Vitore Tusha, është me mandat të përfunduar. Gjykata e Lartë u reduktua në 4 anëtarë nga shkarkimet.Gjithsesi, efekti më dramatik ka të bëjë me numrin jashtëzakonisht të madh të dosjeve të akumuluara në Gjykatën e Lartë. Në fund të muajit nëntor ato arritën në 30 mijë, për t’u shtuar muaj pas muaji. Edhe në rastin më të mirë, nëse Gjykata e Lartë do të plotësohej me numrat brenda fillimit të vitit të ardhshëm, shqyrtimi i këtij volumi kaq të madh dosjesh mund të kërkojë vite. Kjo do të thotë se një pjesë e mirë e tyre mund të presin deri 5 vite për të parë dritën e shqyrtimit. Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar
Bledar Abdullai, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i shkarkuar
Shkëlzen Selimi, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkuar
Elsion Sadiku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, shkarkuar
Rovena Gashi, Prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, shkarkuar
Ervin Metalla, gjyqtar pranë Gjykatës Apelit Tiranë, shkarkuar
Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar
Tom Ndreca, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar
Gani Dizdari, gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese, i shkarkuar
Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
Besim Trezhnjeva, gjyqtar në Gjykatës e Apelit në Durrës, shkarkuar
Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
Besa Nikëhasani, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër, shkarkuar
Artan Laze, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, shkarkuar
Luan Kaloçi, prokuror i Apelit Tiranë, shkarkuar
Gentian Trenova, prokuror i Apelit Tiranë, shkarkuar
Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, shkarkuar
Dritan Rreshka, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, shkarkuar
Artan Broci, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkuar
Arben Nela, Gjykata e Apelit Tiranë, shkarkuar
Artan Zeneli, anëtar i Gjykatës së Lartë
Agron Valva, kryetar i Gjykatës Berat
Entela Prifti, kryetare e Gjykatës së Apelit të Korçës
Sotiraq Lubonja, Gjykata e Korçës
Izet Kadana, Kryetar i Gjykatës së Pukës
Ahmet Jangulli, Gjykata Administrative e Shkodrës
Luan Dervishi, Gjykata e Apelit Shkodër
Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese
Bujar Hoti, Prokuror në Prokurorinë e Durrësit
Ramadan Troci, Prokuroria e Përgjithshme
******
Artor Ylli, ndihmës ligjor – i shkarkuarAdriatik Llalla – jashtë sistemitBesnik Imeraj – jashtë sistemitMirela Fana – jashtë sistemitErind Basha, ndihmës ligjor – jashtë sistemit/ZgjohuShqiptar.info