Berisha: Veliajn e kanë kërcënuar, ja çfarë i kanë bërë në qeli

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar situatën politike në vend, arrestimin e Erion Veliajt dhe zgjedhjet e pjesshme në Tiranë.

Gjatë intervistës në Opinion në TV Klan, Berisha konfirmoi se PD-ja do të futet në zgjedhjet e pjesshme të bashkisë së Tiranës ku kandidati demokrat do të ketë përballë Ogerta Manastirliut.

Gjithashtu Berisha tha se këshilltarët demokratë do të votojnë për shkarkimin e Veliajt.

“Me Ramën nuk ka zgjedhje por ne do të hyjmë në zgjedhje. Edi Rama faktoi që po bën çdo gjë që që ta zhduke përfundimisht Erion Veliajn. Unë skam kurrë keqardhje është Veliaj. Ajo forca jonë politike u angazhua 46 protesta nuk u nda ndaj shiu dhe diellit se ai e meritonte. Altin Troplini e mbron atë nga diegsat. Ta akuzosh Ahmetajn për djegësat që e ka kundërshtuar 5 herë me shkrim kurse Edi Rama dhe Veliaj që e kanë firmosur dhe janë autorë kryesorë iu kanë falur. Këshilltarët tanë kanë kërkuar dorëheqjen e tij”, tha Berisha.

Gjithashtu kreu i demokratëve tha se Veliaj është keqtrajtuar në qelinë e paraburgimit në Durrës, duke e izoluar dhe kërcënuar.

“Procesi kundër Veliajt është një proces i bazuar në fakte që dëshmojnë implikimin në aktet korruptive familjare. Ai cfarë ka bërë, ka dhënë tendera që kanë transferuar para tek e shoqja dhe e dyta është që biznesmenët kanë marrë favore duke sponsorizuar të shoqen , këto janë të dhënat. Mënyra e trajtimit në burg e Velkiajt është çnjerëzore dhe staliniste, e kanë trajtuar keq në burg duke shkelur të drejtat e njeriut. Kur shkelen të drejtat e njeriut, unë s’mund të kënaqem edhe pse e kam kundërshtar. Edhe para pushkatimit, i pandehuri e ka një të drejtë. Veliajn e kanë futur në izolim total, i futën Ulsi Manjën me një vrasës për ta kërcënuar, thuhet që edhe Dakon e kthyen në qeli për të dhënë porosi dhe kërcënime. Unë nuk jam, asnjë takim , asnjë takim me avokatët ndërkombëtarë, pse kanë frikë nga avokatët e huaj këta?!”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT