Alarmon “Vatra”: Serbët po na hynë në shtëpi

Pushteti serb vazhdon pastrimin etnik në Bujanoc

Shoqata “Vatra”, përmes një komunikate për shtyp ka lajmëruar se në Novosellë të Komunës së Bujanocit, serbët janë duke thyer dhe janë duke shkatërruar Shtëpi të Shqiptarëve.
“Banditët serb nga Vraja thyen ato pak shtëpi të banuara të shqiptarëve në Malësinë e Bujanocit. Ata demoluan shtëpitë e shqiptareve, përkatësisht shtëpinë e Mefail Ramadanit, Hevzi Ramadanit, Shaqir Ibrahimit dhe Lazim Ramadanit. Kjo ngjarje vandale ndodhi në sytë e xhandarëve serbë të cilët me numër të madh janë të stacionuar në këtë zonë”, thuhet në komunikatë.
Sipas kësaj shoqate, për këtë ndodhi janë plotësisht fajtor Serbët, të cilit janë të organizuar nga shteti serb me qëllim të largimit të banorëve shqiptarë.
“Ato pak familje të cilat edhe ashtu me kushte të vështira jetese në të gjitha fushat e jetës, këto ditë u përballën me frikën, thyerjen e shtëpive dhe dilemën se si të vazhdojnë të jetojnë edhe më tutje në shtëpitë tyre”, thuhet në komunikatë.
Sipas shoqatës “Vatra”, edhe pse këto vende janë të mbushura me xhandarë e ushtarë serbë, (që ata thonë se jemi për shkak të sigurisë), shqiptarët këtu fare nuk kanë siguri.
“Këtë e dëshmon ky demolim i shtëpive e aktori nuk kapet nga ata. Këto dëshmi të mësipërme, nuk janë vetëm fjalë, siç jemi mësuar të dëgjojmë e të vërtetojmë fakte të montuara për shqiptarët nga pushteti serb, por ky (demolim i shtëpive) dëshmohet me fotografi nga vendi ngjarjes”, të cilët fotografi “Vatra” i ka dërguar.
Këtë akt vandal, shoqata “Vatra’ e dënon ashpër, dhe njëherit i bënë thirrje pushtetit “demokratik”, (nëse ka demokraci) serb, ‘t’i ndal këto vandalizma, të ndal politikën e spastrimit etnik të Kosovës Lindore të cilin spastrim e ka filluar në masë të madhe në vitin 1999 e po vazhdon deri në ditët e sotme. Pra, edhe kjo formë e presionit, duke demoluar shtëpitë shqiptare, pushteti serb po i detyron të largohen edhe ato pak shtëpi në fshatrat e Malësisë së Bujanocit, duke e kthyer këtë rajon shqiptar në zonë tërësisht ushtarake serbe’.
Shoqata “Vatra”, i cilëson këto metoda si jonjerëzore dhe se na i kujtojnë skenat trishtuese jo të largëta të Kosovës, ku pushteti serb i Millosheviqit, atëherë dërgonte dhe lejonte grupet kriminale të Arkanit, Legias e Sheshelit, të torturonte shqiptarët e pafajshëm në shtëpitë e veta.
“Vatra”, pretendon se ky pushtet po vepron si ai i Sirisë, si Bashar ala Asadi me Fantzama të vdekjeprurëse.
“Edhe njëherë i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar, që t’i bëjë presion dhe të vendos sanksione në të gjitha fushata pushtetit serb, në mënyrë që të ndal këto veprime antinjerëzore, anticivilizuese, antidemokratike, sa nuk është bërë vonë. Të kujtojmë kohën e MIllosheviqit, që është dashur të ndalet që në shenjat e para të veprimit shkatërrues, luftënxitës e luftëbërës kundër popujve të ish Jugosllavisë e të shqiptarëve”, thuhet në fund të komunikatës.
Të gjitha fotot u bën nga aktivistët e “Vatrës” të cilët vizituan shtëpitë e dëmtuara.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT