Berisha nxorri foton Vangjush Dakos, Burgjet: Nuk është shkrepur në ambientet tona

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me një fotografi të publikuar sot në mediat sociale ku pretendohej se shfaqej ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako në një dhomë burgu me kushte si telefon dhe krevat dysh.

Në një reagim për Top News, Burgjet sqarojnë se kjo fotografi, e shpërndarë edhe nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nuk është realizuar në asnjë prej institucioneve të vuajtjes së dënimit.

“Lidhur me foton e publikuar në rrjete sociale ku shihet shtetasi Vangjush Dako, sqarojmë se fotoja nuk është shkrepur në ambientet e ndonjë institucioni të ekzekutimit të vendimeve penale (IEVP) në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në reagimin e Drejtorisë së Burgjeve për Top News.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT