Tabaku në Kuvend: Qeveria kontrollon çdo kontratë, buxheti është ‘han pa porta’!

Deputetja Jorida Tabaku ka kritikuar në Kuvend menaxhimin e buxhetit dhe proceset e qeverisjes nga qeveria aktuale.  

Ajo theksoi se shqiptarët mezi arrijnë të kalojnë muajin, dhe kjo situatë nuk lidhet vetëm me raportet e KLSH apo dosjet e SPAK, por ka të bëjë direkt me vendimet dhe ligjet që miratohen në Kuvend. 

“Një qeveri që kontrollon çdo kontratë dhe çdo tender është shembulli i procedurave të korruptuara. Buxheti është han pa porta, nuk ka vlerë asnjë proces buxhetor. Buxheti ndryshohet dhe s’ka vlerë,” tha Tabaku. 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT