Begaj takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, çfarë u diskutua mes tyre

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Takimi i tyre erdhi përgjatë punimeve të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Begaj ndan foton zyrtare mes tij dhe Guterres

“Kënaqësi të ritakohem me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, në kuadër të punimeve të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Biseda miqësore u përqendrua në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

I shpreha mirënjohjen Sekretarit të Përgjithshëm Guterres për lidershipin e tij gjatë këtyre kohëve sfiduese për Organizatën dhe multilateralizmin“, shkruan President Begaj në rrjete sociale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT