Batuta dhe ironi gjatë takimit mes Trump dhe Erdogan: Ai i njeh zgjedhjet e manipuluara më mirë se kushdo

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkëmbyer disa batuta me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një takimi në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, ku nuk munguan as komentet me tone ironike mbi zgjedhjet e diskutueshme. 

Trump dhe Erdogan zhvilluan bisedime private në Shtëpinë e Bardhë. Por, përpara se të shkonin pas dyerve të mbyllura, dy homologët iu drejtuan medias në Zyrën Ovale. 

Trump, duke përsëritur pretendimin e tij se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA ishin të manipuluara, u kthye nga Erdogan dhe tha me ironi: Ai i njeh zgjedhjet e manipuluara më mirë se kushdo. 

Deklarata e Trump vjen mes pretendimeve të tij të vazhdueshme  të cilat janë hedhur poshtë nga gjykatat dhe autoritetet zgjedhore se Joe Biden nuk e ka fituar realisht garën presidenciale të vitit 2020. 

Ndërkohë, edhe Erdogan është përballur me akuza ndërkombëtare për autoritarizëm dhe shkelje të demokracisë. Në muajin mars, qeveria e tij arrestoi dhe burgosi rivalin kryesor politik, një lëvizje që shkaktoi protesta masive në Turqi. 

Pavarësisht batutave, Erdogan u shfaq i kënaqur për vizitën e tij në Uashington, duke theksuar se ajo përkoi me Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Duke folur në turqisht, ai u shpreh se “marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së mund të çohen në një nivel shumë më të ndryshëm”, duke shtuar se tema si avionët luftarakë F-35 dhe F-16 do të diskutohen gjatë takimit. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT