Vuçiq e pranon që Kosova është e humbur, por fajin e hedhë diku tjetër


Kryetari serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se do të ofrojë zgjidhje për Kosovën, si dhe për atë propozim do të deklarohet populli dhe do të jetë “gjykatës suprem”.

“Për tango duhen dy vetë, nuk varet krejt nga ne, do të punoj çdo ditë dhe do të luftoj çdo ditë, që të gjejmë ndonjë zgjidhje kompromisi. Nëse e gjejmë do t’ia ofroj popullit, le të thotë populli se a dëshiron të bëhet gjykatës suprem”, ka thënë Vuçiq duke u përgjigjur se sa kohë nevojitet për të gjetur zgjidhje për Kosovën.

Në pyetje se si e komenton sulmin e opozitës se pushteti po bënë gjithçka për ta dorëzuar Kosovën, Vuçiq ka thënë se “vetëm nuk e di se çfarë do të kishte mundur dikush të humbë pas sundimit të tyre”, transmeton Insajderi.com.

“Pas sundimit të Gjillasit, Jeremiqit, Obradoviqit e të tjerëve, çfarë kam tjetër të humb, cilën pjesë të Kosovës nuk e kanë dorëzuar ende. Më tregoni se çfarë mundet ende të humbë Serbia.

E kanë vendosur kufirin në Bërnjak e Jarinje, a e kam bërë këtë unë apo ata? A është shpallur Kosova e pavarur në kohën tonë apo të tyre?”, ka theksuar Vuçiq i cili bën me dije se për ta Kosova është e humbur, porse fajin e kanë paraardhësit e tij e jo ai. Ai përkujton edhe atë se ata e kanë bërë që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka nxjerrë aktgjykim të qartë se Kosova e ka fituar pavarësinë në mënyrë legale dhe legjitime./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT