Avokati i Berishës ‘xheloz’ për profesor Pilinçin: Shikoni si e ‘ruan’ Edi Rama…

Avokati i Sali Berishës, Genci Gjokutaj, në një postim në profilin e tij në rrjetin social facebook ka shprehur ‘xhelozinë’ e tij për profesorin e njohur Pëllumb Pilinçin, duke akuzuar kryeministrin Rama se e ‘ruan’ me badigardë.
“Shikoni si e “ruan” Edi Rama të “ardhmen” e Shqipërisë! G” – shkruan avokat Gjokutaj në facebook.
Me këtë postim ironik avokati i Berishës duket se shfaq xhelozinë’ e tij për opozitarizmin e profesor Pilinçit dhe i bashkohet zërave që është kryeministri Rama ai që e ka futur në lojë për t’i hequr mbështetjen opozitës së PD./Tema
