Droni godet hotelin në Bagdad, shpërthimi dëgjohet pranë ambasadës amerikane (VIDEO)

Një dron ka goditur një hotel në Bagdad, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm pranë Ambasadës Amerikane në kryeqytetin irakian.

Pas goditjes, tym i dendur është ngritur në qiell, ndërsa shpërthimi është dëgjuar në një pjesë të madhe të zonës përreth.

Sulme të tilla në Bagdad janë të shpeshta. Kujtojmë se edhe ditën e shtunë ndodhi një shpërthim i fortë pranë Ambasadës Amerikane në Zonën e Gjelbër të Bagdadit, ku u godit një bazë e PMF-së, duke shkaktuar një bllokim të menjëhershëm të sigurisë në zonë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT