PD u braktis nga militantët në protestën e djeshme, Mziu: Në protestat e ardhshme bulevardi s’do i mbajë dot njerëzit

Xhelal Mziu nuk e cilësoi një protestë, tubimin e djeshëm përpara Kryeministrisë, por një foltore parlamentare për të sensibilizuar njerëzit për atë që po ndodh në Kuvend, ku sipas tij opozitës i janë ngushtuar hapësirat për të diskutuar.
Deputeti demokrat duke anashkaluar pamjen e bulevardit bosh dje, tha në një intervistë në A2 se shumë shpejt do të ketë dhe protesta të mëdha kombëtare nga ana e PD.
“Sot ishte një foltore parlamentare. Nuk ishte protestë apo miting. Ju e dini kur bëjmë ne mitingje, nuk i përballon bulevardi kryesor. Shumë shpejt do të kemi protesta të ngjashme.
Sot ishte për të sensibilizuar qytetarët për atë që po ndodh në Kuvend. Në ditët në vijim do të ketë jo vetëm foltore por edhe protesta të madhe kombëtare që nuk do t’i përballojë as bulevardi kryesor”, u shpreh Mziu.