Atentati i përgjakshëm në Shkodër, reagon Salianji: Autori bëri 1vit burg, ndërsa unë u dënova se denoncova krimin e lidhur me qeverinë

Demokrati Ervin Salianji ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ku dy persona mbetën të vrarë e dy të tjerë të plagosur.

Teksa shkruan për autorin e ngjarjes, i cili u lirua nga burgu disa muaj më parë dhe bëri vetëm 1 vit burg pasi u kap me armë, maska silikoni e drogë, Salianji e krahason me dënimin e tij, të cilin e konsideron politik.

Ish-deputeti shkrun se burgjet në Shqipëri janë të mbipopulluar nga persona të cilët akuzohen për disa gramë kanabis, se kanë ndërtuar pa leje avlli apo stalla për bagëtitë apo se kanë denoncuar “kategori kriminale lidhur me qeverinë”, referuar rastit të tij, ndërsa persona të tillë që paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore, lihen të lirë.

Reagimi i Ervin Salianjit:

Ngjarja tragjike e sotme në Shkodër, me dy jetë të humbura dhe të plagosur qytetarë që dalin të sigurojnë jetën me punë është një dhimbje e madhe për familjet e viktimave dhe për gjithë qytetin. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe shpresoj shërim të shpejtë për të plagosurit.

Kjo tragjedi nuk është vetëm një rast i izoluar dhune, por pasojë e një qeverie që përdor gjithçka për të siguruar vota për pushtet, duke prodhuar një sistem drejtësie që prodhon padrejtësi. Krimineli i sotëm është  kapur me 1.3 kg drogë, jelekë antiplumb, maska silikoni,  foto me armë në rrjete dhe ka bërë thuajse një vit burg për tu liruar më pas nga  gjykatat, ndërsa qytetarët mbeten të pambrojtur, mijëra qytetarë popullojnë burgjet sot për disa gramë kanabis, mijëra të tjerë janë rrasur në burg se kanë suvatuar apo ndërtuar avlli apo stalla pa leje, e qindra të tjerë nuk dinë as pse dënohen vetëm se nuk kanë fuqi politike. E kam provuar vetë se si në të njëjtën kohë që kriminelë të rrezikshëm lirohen u dënova se denoncova këtë kategori të lidhur me qeverinë!

Kjo është fytyra e një qeverisje me drejtësi të kapur, që nuk mbron jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Shqipëria ka nevojë urgjente për një drejtësi të vërtetë, që të garantojë siguri dhe barazi para ligjit për të gjithë.

Lexoni vetë vetëm një pjesë nga dosja e paraqitur në gjykatë!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT