Rikthehen rastet në Shkodër, të infektuar një infermier dhe efektivi i FNSH

14 raste të reja me Covid-19 u regjistruan në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë raportoi se një prej tyre është mjek në Shkodër, duke çuar në 562 numri i të infektuarve në total.

“ABC News” raporton se tashmë është identifikuar dhe infermieri që punon në repartin e reanimacionit. Deri tani janë 7 infermierë të repartit të Reanimacinonit dhe një në repartin e Kirurgjisë.

Gjithashtu theksohet se bëhet fjalë edhe për një efektiv të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, i cili pas shenjave është izoluar. Edhe policëve që kanë qenë kontakt i është kryer tamponi dhe kanë rezultuar negative.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT