Befason kryeministri Haradinaj/ Ja çfarë thotë për gratë kosovare të ISIS
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një intervistë për gazetë amerikane online “Daily Beast”,, ka dhënë një deklaratë shokuese për kosovarët që kanë përfunduar në zonat e konfliktit, duke thënë se gratë kosovare që janë në ISIS, mund të kenë bërë fëmijë me komandantë të ISIS-it raporton “Zeri.info”.
“Problemi jonë janë gratë e ISIS-it, që kanë fëmije me jo kosovar”, ka thënë kryeministri Haradinaj për “The Daily Beast”.
“Nganjëherë ne nuk e dimë se me kënd i kanë ato këta fëmijë. Ata mund të jenë fëmijë të komandantëve të ISIS-it. Radikalët e OJQ-ve dhe imamët e vendit kanë krijuar propagandë sistematike për më shumë se një dekadë, dhe ndonjëherë duke i joshur të bëhen pjesëtar të këtyre grupeve duke i ofruar ndihma financiare për fëmijët e pa arsimuar”, ka thënë Haradinaj, i cili, mes tjerash ka folur edhe rreth vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./ZgjohuShqiptar.info