Ambasada Amerikane tregon “rregullin” e ri për pajisjen me vizë drejt SHBA: Bëni kujdes!

Ambasada e SHBA në Tiranë ka informuar se do të ndryshojnë rregullat për qytetarët që duan të pajisen me vizë jo-emigruese.
Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Ambasada bën me dije se aplikuesi për vizë duhet të caktojnë takimin për intervistë në ambasadën ose konsullatën e Shteteve të Bashkuara në vendin e tyre të shtetësisë ose të banimit.
Ambasada bën me dije se në të kundërt, aplikuesi e ka të vështirë për t’u kualifikuar për vizën ndërsa tarifat e paguara për këto aplikime nuk do të rimbursohen.
“Vëmendje! Aplikuesit për vizë jo-emigruese amerikane duhet të caktojnë takimin për intervistë në ambasadën ose konsullatën e Shteteve të Bashkuara në vendin e tyre të shtetësisë ose të banimit. Aplikuesit mund ta kenë më të vështirë të kualifikohen për vizë nëse aplikojnë në vende të tjera, dhe tarifat e paguara për këto aplikime nuk do të rimbursohen”, njofton Ambasada e SHBA në Tiranë.