Ambasadori i SHBA-ve në Beograd: Paqja dhe stabiliteti i rajonit varen nga Shqiptarët dhe Serbët

Ambasadori i ShBA-ve në Serbi, Kyle Scott, ka thënë se vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beograd është shumë i rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve në mes Serbisë dhe Kosovës.“Paqja dhe stabiliteti i rajonit varen nga Prishtina dhe Beogradi”, ka thënë Scott.Në lidhje me vrasjen e Ivanoviqit, ai ka thënë se pret shkëmbim të informacioneve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.“Nëse Serbia ka informacione që mund të kontribuojnë në hetime atëherë duhet dhënë. Në të njëjtën kohë, ne inkurajojmë Kosovën që të jetë e hapur dhe të ndajë informacion me autoritetet serbe sepse kjo është mënyra më e mirë për të zbuluar të vërtetën”, iu ka thënë Scott gazetarëve./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT