Edhe kryeqyteti olimpik, Lozana së shpejti me shtatoren e Shenjtores “Nëna Tereza”
Lozana, e ndodhur përkatësisht në kantonin Vo (Vaud) të Zvicrës, është kryeqendra e Lojërave Olimpike, që njihet edhe si Kryeqyteti Olimpik, ku e ka selinë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ku ndodhet edhe Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv, së shejti do të bekohet edhe me shtatorën e shenjtores “Nënë Tereza”, fal punës së palodhëshme të komunitetit shqiptar në këtë qytet, sidomos nga veprimtarët dhe këshilli i përbër nga Ibrahim Syla, veprimtar i kahmotshëm si dhe ish deputet i Kuvendit të Kosovës, së legjislaturës së viteve ’90; Gjergj Prenkoçaj,kryetar i LAPSH për qytetin e Morzhës, veprimtari prof.Sabri Alidema, veprimtari dhe muzicienti Cen Kabashi, si dhe veprimtarja dhe poetja Fatime Kalimashi.Për fund, le ta kujtojmë një nga thënjet frymzuese të shenjtores shqiptare “ Gjithmonë kur takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie” .Pra, le të jetë kjo thënje mesazh paqeje e dashurie që do ta përqon shtatorja e “Shën Terezës” në Lozanë, për të gjithë njerëzit pamarrëparasyshë, nacionalitetin, besimin, racën, gjuhën./ZgjohuShqiptar.info