“Nxorën flamujt e Gjermanisë në bulevard”, Berisha i përgjigjet kritikave të Ramës: Ai është i votës së lirë, 23 maji e provoi qartë

Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme “Foltoren”, ku iu përgjigj kritikave të kryeministrit Edi Rama lidhur me përdorimin e flamujve të Gjermanisë gjatë protestës së opozitës.
Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se opozita respekton kombet mike dhe partnere, por nënvizoi se flamuri që duhet të qëndrojë krah atij kombit është flamuri i votës së lirë.
“Ne kemi respekt për flamujt e kombeve mike dhe partnere, por respektin më absolut, flamuri që ne vëmë krah flamurit kombëtar është ai i votës së lirë.
Rama mësoje mirë, ti dhe kushdo tjetër, se flamuri ynë është ai i votës së lirë. 23 maji e provoi qartë se cila është forca e njerëzve të lirë, e njerëzve që e duan Shqipërinë”, u shpreh Berisha.