“Rrezikon shëndetin mendor”, këshilla e profesor Dragotit: Karantina rrit mundësia e përdorimit të alkoolit. Duhet të jemi aktiv brenda katër mureve

Profesori dhe psikologu Edmond Dragoti thotë se karantina është mjeti më domosdoshëm deri tani për tu mbrojtur ndaj koronavirusit, por sipas tij, kohëzgjatja e saj është përcaktuese për shëndetin fizik dhe mendor.

“Karantina është mjet i domosdoshëm dhe deri tani më i mundshmi dhe më i miri për tu mbrojtur ndaj koronavirusit.Kohëzgjatja e karantinës është përcaktuese për shëndetin fizik dhe mendor. Në psiqikën tonë dhe mënyrën tonë të mënduarit dhe sjelljen tonë në përgjithësi ajo që ndikon drejtëpërdrejtë është distanca sociale. Nëse në ditët e para të karantinës durimi ishte më i qëndrueshëm dhe rezistent, zgjatja e karantinës na bën të mëndojmë se nuk e kemi të qartë sa do të vazhdojë”, tha Dragoti në një intervistë për Ora Neës.

Më tej, profesori tha se karantina krijon terren për shfaqjen e çrregullimeve të shëndetit mendor ndaj duhet që njerëzit të informohen në burime të sigurta dhe të bëjnë jetë aktive brenda shtëpisë, të motivohen.

“Parapërgatitja për kohën e saj është shumë e rëndësishme. Ndër defektet e mundshme që mund të ketë një karantinë e zgjatur është se në rast nuk informohemi nga burime të sigurta, në rast se ne nuk komunikojmë informacione që nuk janë optimiste krijohet terren i përshtatshëm për çrregullime të shëndetit mendor. Nëse nuk jemi aktivë brenda katër mureve të shtëpisë që të motivojmë veten dhe të tjerët kjo do të na pengonte në mbijetesën tonë të karantinës. Mjetet e komunikimit janë të domosdoshme të shkurtojmë distancën sociale”, shtoi profesori.

Duke ju referuar “pasojave” që la pas Ebola apo Sarsi, psikologu Edmond Dragoti tha në Ora Neës se jeta e gjatë në karantinë rritë mundësitë për përdorimin e alkoolit.

“Duhet të shqetësohemi jo vetëm për periudhën e karantinës por edhe  periudhën pas saj. Ndër problemet e para që shfaqen rregullisht në rastet e Sarsit apo Ebolës është vënë re që jeta  në karantinë për një kohë të gjatë krijon disa simptoma serioze me shëndetin mendor. Te njerëzit shfaqen probleme të stresit, probleme që lidhen me pagjumësinë, përdorimin e alkoolit dhe drogës. Në rastin e Sarsit u rrit disa herë predispozioni i përdorimit të alkoolit për një periudhë 3 vjeçare pas karantinës. Rritet predispozioni për përdorimin e drogave të ndryshme, çekuilibrimi i sjelljes”, shtoi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT