Reagon Ambasada amerikane për rastin Ivic: Kosova është shtëpia jote, politika nuk ka vend në sport

Ambasada Amerikane ka reaguar rreth futbollistit serb, i cili pasi që kishte pranuar ftesën të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës U19, prindërit e tij janë pushuar nga puna në komunën e Graçanicës,
Futbollisti serb, Ilija Ivic është bërë kryetemë, pasi që kishte pranuar që ta përfaqësonte Kosovën e grupmoshave U19.
Vendimi për të luajtur për Kosovën i ka kushtuar shumë të riut serb nga Komuna e Graçanicës, Ilija Ivic.
Komuna e Graçanicës i ka larguar dy prindërit e tij nga puna, nënën e tij e cila punonte si shërbyese civile në Komunën e Graçanicës dhe babain e tij, i cili punonte si punëtor arsimi.
Ambasada Amerikane ka reaguar sot rreth kësaj ngjarje, duke thënë se politika nuk ka vend në sport.
Ambasada tutje e ka uruar futbollistin serb, duke e konsideruar si frymëzim për të rinjtë. Ky është një moment për të festuar diversitetin dhe talentin e një atleti të ri.
“Kosova është shtëpia jote”, thuhet në fund në reagimin e Ambasadës amerikane.
“Urime Ilija Ivić! Ai frymëzon të gjithë të rinjtë në #Kosovë që të punojnë shumë, të zhvillojnë talentin e tyre dhe të ndjekin ëndrrat e tyre. Politika nuk ka vend në sport. Ky është një moment për të festuar diversitetin dhe një atlet të ri të talentuar kosovar. #Kosova është shtëpia jote”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.
Futbollisti 19 vjeçar Ivic kishte pranuar ftesë nga selektori i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, por që nuk kishte arritur të paraqitej për “Dardanët”, pasi që ishte me skuadrën e Flamurtarit në Antalia të Turqisë.
Për vendimin e tij kishin shkruar edhe mediat në Serbi, të cilat e kishin konsideruar si skandaloze veprimin e të riut serb.
Duket që ky presion nga Beogradi ka ndikuar edhe në zyrtarët e Komunës së Graçanicës të cilët e kanë marrë këtë vendim.
Ivic ditë më parë deklaroi se do të pranojë ftesën e Kosovës dhe do të jap maksimumin për fanellën “Dardane”.
Congrats to Ilija Ivić! He inspires all young people in #Kosovo to work hard, develop their talents & follow their dreams. Politics has no place in sports. This is a moment to celebrate diversity & a talented young Kosovo athlete. #KosovoIsYourHome.
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) February 23, 2020