Aksident në Fier, makina merr përpara dy të moshuarit. Dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Ramiz Aranitasi”, në Fier, ku një automjet ka përplasur dy të moshuar teksa po kalonin në vijat e bardha.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën mjekësore dhe fatmirësisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT