Aksident në aksin rrugor Peqin–Elbasan, humb jetën punonjësi i pastrimit

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Peqin–Elbasan. 

Një furgon është përplasur me një makinë pastrimi (automjet i mbeturinave), duke shkaktuar humbjen e jetës së një punonjësi të pastrimit. 

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë e goditjes ka ndërruar jetë në vendngjarje punonjësi i mbeturinave, i cili ndodhej pranë mjetit të punës në momentin e aksidentit. 

Policia dhe shërbimet emergjente ndodhen në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për përcaktimin e përgjegjësive. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT