SPAK jep pretencën për dosjen Veliaj/ Kërkon burgosjen e biznesmenit Abule, ç’kërkoi për deputeten Bushka

Në GJKKO u mbajt sot në 3 qershor seanca gjyqësore për disa nga të pandehurit për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të cilëve iu është pranuar gjykimi i shkurtuar.
Në nisje të seancës, biznesmeni Elman Abule kërkoi shtyrje të seancës. “Nuk kam pasur kurrë të bëjë me shtetin, nuk e di pse duhet që të gjykohem nga kjo gjykatë”, ka thënë Abule.
Përfaqësuesit e SPAK deklaruan se kanë ardhur të përgatitur për konkluzionet përfundimtare dhe se seanca nuk ka përse të shtyhet. Gjykata rrëzoi kërkesën për shtyrje të të seancës.