A e lejoi vetë Katari sulmin e Izraelit në Doha?

Katari ka një nga mbrojtjet më të avancuara kundërajrore. Sisteme Patriot, NASAMS, THAAD dhe një patrullim të vazhdueshëm ajror me f-15 që gjurmojnë dhe japin nlte dhëna në sisteme të koordinuara mbrojtjeje.
Është e vështirë që goditja e Izraelit ndaj krerëve të Hamasit në Doha të ketë ndodhur pa dijeninë e Katarit.
Mesa duket dhe për Katarin vetë Hamasi me veprimet e tij që nuk e pyet fare për propozimet që i ka bërë vetë Katari, është kthyer në një patate të nxehtë që do ta heqë nga duart sa më shpejt.
Ironikisht në 2011 ka qenë Presidenti Obama ai që i ka kërkuar favor Katarit për të strehuar liderat e Hamasit ne Doha. Katari ka dhënë 1.8 miliardë dollarë ndihma për Gazen përfshi dhe 30 milionë dollarë çdo muaj, me miratimin e SHBA dhe Izraelit.
Si duket fatura ka vajtur shumë, Hamasi nuk I dëgjon më kërkesat e Katarit, Presidenti Trump bëri presion për largimin e Hamas nga katari dhe vetë vendet e tjera të Gjirit kërkojnë që Hamasi të dorëzojë armët e të largohet nga Gaza.
Sulmi i djeshëm në stacionin e autobusit në Izrael ishte pika e fundit që derdhi gotën. Izraeli ndërhyri SHBA miratoi, Katari mbyll sytë e bën “protestë”. Në fund të ditës të gjithë marrin atë që donin. (E.Tafani)